Fragmentet e Partenonit të kthyera nga Vatikani shfaqen në Greqi

26 Mars, 2023 - 3:30 pm

Vatikani i ka kthyer Greqisë tre fragmente të skulpturave të Partenonit të mbajtura nga Vatikani për shekuj me radhë.


Vendimi për kthimin e mermereve 2500-vjeçare u njoftua nga Papa Françesku vitin e kaluar, i cili e cilësoi vendimin si një gjest miqësie. Një nga fragmentet paraqet kokën e një djali, tjetri kokën e një kali dhe i treti kokën e një burri me mjekër. Ato u zbuluan në një ceremoni në Muzeun e Akropolit në Athinë, një hapësirë ekspozite e ndërtuar qëllimisht për të vendosur Mermeret e Partenonit.


Zyrtarët grekë theksuan se kthimi i fragmenteve ishte një hap drejt kthimit të mëtejshëm të skulpturave të Parthenonit, duke iu referuar kryesisht koleksionit shumë më të madh të mbajtur në Muzeun Britanik që Greqia është përpjekur të rikuperojë prej dekadash.

Të dy vendet kanë qenë në mosmarrëveshje rreth skulpturave të hequra nga tempulli i shekullit të pestë para Krishtit nga Lord Elgin, ambasadori i atëhershëm i Britanisë në Perandorinë Osmane, i cili më pas ia shiti qeverisë britanike. Mermeret, të njohura edhe si Mermeret Elgin, u ekspozuan në Muzeun Britanik ku qëndrojnë. Kthimi i tyre në Greqi është një nga rastet më të profilit të kthimit në botën e artit.

Ministrja e Kulturës e Greqisë, Lina Mendoni, e cilësoi vendimin si heroik duke shtuar se “Iniciativa si këto tregojnë rrugën që ne mund të ndjekim… në mënyrë që uniteti i Partenonit të rivendoset”.
Në një përpjekje fillestare për t’u mbajtur jashtë polemikave, Vatikani ka qenë i kujdesshëm për ta cilësuar kthimin një “dhurim” për kryepeshkopin ortodoks të Athinës dhe të gjithë Greqisë, Ieronymos II, dhe jo një transferim nga shteti në shtet.

Oferta u pranua menjëherë nga Ieronymos II i cili tha se fragmentet do të shkonin në Muzeun e Akropolit. Në ceremoninë në Athinë, ai e përshkroi gjestin e Papa Françeskut si një “me rëndësi historike”. Ai shprehu gjithashtu një dëshirë “që të tjerët ta imitojnë atë”.
Muzeu Britanik nuk lejohet me ligj të kthejë përgjithmonë veprat e artit në Greqi, por raportet gjatë vitit të kaluar kanë sugjeruar se është bërë përparim në gjetjen e një zgjidhjeje.


Në janar, Daily Telegraph i Britanisë raportoi se ishte hartuar një marrëveshje midis kryetarit të muzeut, ish-kancelarit George Osborne, për të lejuar kthimin e tyre si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.
Mbështetja në rritje në opinionin publik në Britani është vlerësuar gjithashtu si një shenjë optimiste në Greqi.


Duke iu drejtuar ceremonisë së riatdhesimit si kreu i delegacionit të Vatikanit, peshkopi Brian Farrell tha se gjesti “ka një rëndësi të veçantë në afirmimin gjithnjë e më të fortë të miqësisë dhe afërsisë shpirtërore midis kishave tona”.


SHBA riatdheson 77 objekte të grabitura në Jemen – por Smithsonian do t’i strehojë ato për momentin
Një fragment i tempullit të Partenonit u kthye në Athinë nga një muze në Siçili, në vitin 2022./cnn/KultPlus.com

Të ngjajshme