28 Mars, 2023 - 1:10 pm
Nën drejtimin e Klotilda Bushkës në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat, Ndreca prezantoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar”.
“Projektligji kërkon shpalljen e 2 marsit 1444, Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.
Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si “Kuvendi i princave shqiptarë”, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Vendimi i Kuvendit ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.
Deputeti i PS-së, Eduard Ndreca ka kërkuar sot që data 2 mars e Besëlidhjes së Lezhës mbajtur në vitin 1444, të shpallet festë zyrtare.
Nën drejtimin e Klotilda Bushkës në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat, Ndreca prezantoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar”.
“Projektligji kërkon shpalljen e 2 marsit 1444, Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.
Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si “Kuvendi i princave shqiptarë”, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Vendimi i Kuvendit ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve./atsh/KultPlus.com