2 Prill, 2023 - 11:33 am
Aktorja e madhe e popullit shqiptar, Margarita Xhepa, sot feston 89 vjetorin e lindjes, shkrun KultPlus.
Ajo ka lindur më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej nga edhe ka filluar të hedhë hapat e parë drejt karrierës së saj.
Talentin për aktrim, e kishte hetuar nëna e saj qysh kur Margarita Xhepa ishte në klasat fillore. Teksa nëna e saj ishte e sëmurë, i thoshe artistes Margarita që të recitonte vjershën të cilën e kishte mësuar në shkollë, pasi sipas saj, Margarita kishte diçka të veçantë në zërin dhe interpretimin e saj, që e bënte të dallojë nga fëmijët e tjerë të saj.
Dhe ajo parandjenjë e nënës së saj, doli të ishte e vërtetë pasi Margarita Xhepa konsiderohet një ndër ‘Zonjat e Mëdha’ të teatrit dhe filmit shqiptar duke lënë gjurmë në memorien e publikut shqiptarë me rolet e saj brilante.
Në vitin 1950, ajo u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor, që sot njihet si Teatri Kombëtarë dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, në degën e Dramës.
Ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve janë: Majlinda tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i Vdekur, Filja tek Cuca e Maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë Vetes etj.
Ndërsa në rolet e dramaturgjisë botërore, ajo interpretoi role si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore ajo luajti rolin si: Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
Filma të tjera shqiptarë në të cilët interpretoi Margarita Xhepa janë:
Në kërkim të kujt (2011), serial
Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008) – Beti
I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit
Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina
Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës
Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit
Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës
Misioni përtej detit (1988) – Kristulla
Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta
Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës
Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit
Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos
Apasionata (1983) – Nëna e Arturit
Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit
Dita e parë e emërimit (1981) – Drita
Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit
Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës
Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit
Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari
Dimri i fundit (1976) – Shano
Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja
Tokë e përgjakur (1976) – Sandra
Gjurma (1970) – Violeta
Vitet e para (1966) – Zyraka/KultPlus.com