4 Prill, 2023 - 11:31 pm
Poezi nga Ndre Mjeda
Nëpër fusha e nëpër male
Fryn murlani me stuhi
O murlan, njat frymën ndale
Ndal ti, o akull, mos më ngri.
Mos ma ngrini këtë pikë gjak!
-Struku, struku, i shkreti plak.
Po del dimni me kosë në dorë,
Gjeth e bar i ka kositë;
Qet ballkoni pjalm e borë,
E plak-shkreta, tue mërdhitë,
I thotë vedit me za pak:
-Struku, struku, i shkreti plak. / KultPlus.com