Pse arti është i mirë për trurin tuaj?

5 Prill, 2023 - 11:12 am

Shkruan: Jessica Jacolbe

Përktheu: Veron Dobroshi

Fusha e neuroestetikës përdor neuroshkencën për të kuptuar se si arti ndikon në trurin tonë, kur ne jemi duke e bërë atë ashtu edhe kur jemi duke e parë atë.

A ka rëndësi arti? T’i lëmë mënjanë të gjitha përfitimet e paprekshme, rezulton se proceset e krijimit të artit dhe përjetimi i të bukurës kanë benefite nervore. Neuroestetika ekzaminon artin dhe reagimet tona ndaj tij nga një këndvështrim neurologjik. Neurobiologu i njohur Semir Zeki dokumenton se si arti mund të stimulojë “marrëdhëniet konceptuale” në mendjen tonë, dhe jo vetëm reagimet ndaj artit pamor para nesh. Sipas gjetjeve të Zekit, përjetimi i çdo lloj bukurie, vizuale apo muzikore, ndikon në zonat vendimmarrëse të trurit tonë.

Përjetimi i këtij lloj arti është si të punosh përmes provës matematikore.

Historiani i artit Gregory Minissale shpjegon se njerëzit mund ta shikojnë artin konceptual si një enigmë. Përjetimi i këtij lloj arti është si të punosh përmes provës matematikore. Sic shkruan ai:

Ka shumë vepra arti që përdorin punime dhe lojëra fjalësh për të paraqitur shikuesit me paradokse vizuale. Një nga shembujt më të hershëm është Tradhtia e Imazheve të Magritte (Ceci n ‘est pas une tub, 1928-1929), e cila, sipas Zekit,“ shkon kundër gjithçkaje që truri ka parë, mësuar dhe ruajtur në kujtesën e tij”.

Një shembull tjetër, pikturat e Seurat ose Mondrian stimulojnë një zonë të trurit që gjithashtu sjell gëzim nga zgjidhja e enigmave për kënaqësi. Minnissale i referohet studimeve të Zekit për “ambiguidet”. Ideja është që zona të shumta të trurit bashkëpunojnë për të zgjidhur këtë “enigmë” të artit që, si rezultat, krijon një ndjenjë kënaqësie. Kur kjo ndodh, ka zona të dallueshme në lobin ballor që bashkëveprojnë dhe bashkojnë “kujtesën, përvojën, [dhe] mësimin”.

Zeki mban pikëpamjen e pazakontë që artistët po bëjnë punën e neurologëve në mënyrën se si luajnë me artin e tyre dhe interpretimin e objekteve. Në një pikturë, truri kërkon rend dhe objekte. Edhe kur një artist është duke pikturuar, truri synon të përfaqësojë ose pikturojë objekte ndërsa piktori i sheh ato. Zeki shkruan, “Prandaj, do ta përcaktoj funksionin e artit si kërkim për qëndrueshmëri, i cili është gjithashtu një nga funksionet më themelore të trurit. Funksioni i artit është, pra, një shtrirje e funksionit të trurit – kërkimi i njohurive në një botë që është gjithnjë në ndryshim ”.

Ndërsa arti dhe shkenca përmbajnë karakteristika të dallueshme që nuk mund të kryqëzohen kurrë, mendja e njeriut zbulon që fushat kanë një të aspekt të përbashkët të rëndësishëm. Siç shkruan Zeki: pyetja e vetme më e rëndësishme për vizionin që dikush mund të pyes: Pse shohim? Është përgjigjja e kësaj pyetjeje që zbulon menjëherë një paralele midis funksioneve të artit dhe funksioneve të trurit, dhe me të vërtetë na çon në mënyrë të pandërprerë në një përfundim tjetër – se funksioni i përgjithshëm i artit është një shtrirje e funksionit të trurit.virtualsophists/KultPlus.com

Të ngjajshme