Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta kuptojnë këtë

3 Maj, 2023 - 10:43 am

Gazetarja nga Serbia, Biljana Srbljanoviq u bënë thirrje serbeve të Kosovës ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë.

“Kosova është shet i pavarur dhe serbet nëse dëshirojnë të jetojnë në Kosovë duhet ta pranojnë këtë”.

Srbljanoviq këtë deklarata e ka bërë gjatë një debati në studio të televizionit B92 në Beograd.

“Ne e kemi bërë një luftë të cilën e kemi humbur. Nuk e kemi humbur veç ashtu Kosovën dhe ka ardh dikush e ka marr. Ne vetëdijshëm kemi hyrë në luftë dhe atë e kemi humbur. Presidenti duhet të del dhe ta thotë të vërtetën. Kosova është shtet i pavarur. Dhe ajo që duhet të bëjmë ne, është që të gjithë qytetarët e atij shteti të kenë të drejta të barabarta. Atje kemi Kisha, monumente kulturore-historike. Aty ekzistojnë ata qytetarë të cilët duhet ta kuptojnë se nëse dëshirojnë të jetojnë aty, duhet ta kuptojnë se ai është një shtet tjetër.

Në fund të emisionit moderatorja thotë se në këto momente pritet nga politikanët që të jenë përgjegjshëm, trima dhe të sinqertë dhe t’i tregojnë popullit se Kosova është humbur.

Përsëri ndërhynë gazetarja Srbljanoviq, e cila thotë se Kosova nuk është humbur, por ajo tashmë është shtet i pavarur. / Express / KultPlus.com

Të ngjajshme