26 Maj, 2023 - 9:30 pm
Sot u bë hapja e ekspozitës së librave të vjetër dhe të restauruar nga Sektori i Konservimit dhe Restaurimit të Bibliotekes Kombëtare të Kosovës, nga Blerta Krasniqi, shkruan KultPlus.
Në ekspozitën që kishte zënë vend në koridorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës fjalën e mori vetë Kransiqi e cila e filloi fjalimin duke treguar për përzgjedhjen e librave dhe rëndësinë e tyre.
“Librat e përzgjedhur kanë pasur një rëndësi të madhe, dhe është dashur kohë për restaurimin e tyre, librat e përzgjedhur janë libra të vjetër dhe libra shume të rrallë.Përzgjedhja e këtyre librave i takon kryesisht shekullit te XVII dhe gjysmës së parë të shekullit te XIX, janë libra me përmbajtje të ndryshme historike, etnografike historike, arkeologjike dhe artistike”, u shpreh ajo.
Libri të cilin e veçon Krasniqi është “Histori e Skënderbeut”, lloje të ndryshme të abetareve pastaj librave me poezi , histori dhe gjeografi, kryesisht rreth popullit shqiptar.
Në Biblioteken Kombetare gjendet kryesisht material me natyrë organike i cili dëmtohet lehtë dhe duhet të restaurohet. Këto materiale përbëjnë libra, fotografi me ngjyra dhe në raste të rralla kemi të bejmë edhe me kopertina nga druri.
Ajo ndër të tjera na tregon se çfarë roli luan një konservator.
“Konservatori përpos të gjitha njohurive bibliotekare duhet të ketë aftesi edhe të punëve të tjera teknike, estetike dhe artistike. Pra konservatori gjithmonë gjatë punës së tij është në luftë me të gjitha llojet kundër shkatërrimit të materialeve të cilat kanë vlerë kulturore, dhe gjithmonë në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Kur flasim për trashëgiminë kulturore gjithmonë mendja do të na shkojë tek ato grupe materialesh të cilat kanë vlerë historike, artistike, arkeologjike etj. Konservimi sa është proces profesional po aq është edhe proces human ngase i përfshinë te gjitha format e pengimit të shkatërrimit te të gjitha formave biblotekare, pra me nje fjalë nuk lejon humbjen e trashëgimisë sonë kulturore”, tha mes tjerash Krasniqi.
Dëmtuesit e materialeve biblotekare kyesisht i takojnë natyrës kimike, fizike e biologjike por në raste të rralla ato janë edhe nga fatekeqesitë elementare nga vershimet, zjarret por edhe lufterat.
Konservatori pra, puna e tij është mjaft e veçantë dhe delikate sepse materialet të cilat restaurohen janë të ndjeshme të thyeshme duke pasur parasysh se ato janë të vjetra.
“Disa nga materiale të cilat bëjnë pjesë në restaurimin i kemi ekspozuar, jane në një kënd të tavolinës, dhe ato janë: brusha, pinceta, pej, kemi dhe letra japoneze me trashësinë e ngjyrave të cilat i përshtatin. Proceset e restaurimit janë të shumta dhe varësisht nga dëmtimi bëhet edhe restaurimi i tyre”, u shpreh po ashtu Krasniqi teksa fliste për proceset e restaurimit.
Krasniqi e përfundoi fjalimin e saj duke thënë “ se kjo ekspozitë do të na bëjë të vleresojmë rëndësinë e librit të rrallë e të vjetër dhe restaurimin në bibliotekën tonë kombëtare”./ KultPlus.com