7 Qershor, 2023 - 12:54 pm
Baleti Kombëtar i Kosovës nesër sjell premierën e radhës për këtë vit, përcjell KultPlus.
Shfaqja “CORRER O FADO” me koreografi nga portugez Daniel Cardoso do të interpretohet nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Për shkak të kërkesës së madhe të publikut, repriza e shfaqjes do të luhet të premten më 9 qershor.
Në këtë shfaqje do të marrin pjesë personalitet të larta shtetërore.
Premiera vjen nesër, më date 8 qershor, në ora 20:00, në sallën e Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë. / KultPlus.com