7 Qershor, 2023 - 7:31 pm
Albin Shala
Në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, në një bashkëbisedim mes profesorit Behar Gjoka me profesor Agim Vincën, u shënua 100 vjetori i lindjes të shkrimtarit Jakov Xoxa, shkruan KultPlus.
Jakov Xoxa u lind më 15 prill 1923, në Fieri. Ai ishte profesor, shkrimtar, romancier shumë i shquar i letërsisë shqipe. Ai kishte botuar vepra të ndryshme si vepra teorike “Hyrje në letërsi”, “Teori e letërsisë”, “Metrika”. Dramën “Zemra”. Romanet “Juga e bardhë”, “Lulja e kripës” dhe kryevepra e tij pa dyshim “Lumi i vdekur”.
Ai është një nga shkrimtarët shqiptar më të mirë të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe një ndër romancierët më të dalluar.
Stili dhe parimi i tij krijues individual i bazuar në realen, fati individual, prania gjuhësore dhe letrare, syzheu e kompozicioni do të jene ato që ai i vendos në dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe kohës së fokosuar në rrëfime.
Ai ishte i lidhur me tokën, dashurinë ndaj atdheut por edhe ndaj jetës. I ka trajtuar gjerësisht me një sens universal, gjithë njerëzor në këtë mënyrë duke i shëndërruar veprat e tij letrare të pa harruara për kohën.
Profesori universitar, Agim Vinca e çmoi shumë kontributin e tij, ku edhe e konsideroi si një ndër romancierët më të dalluar, duke thënë se Xoxa ishte i vetmi që lexuesin shqiptar e bëri të qeshë, të qajë, të mallëngjehet, e të mendojë.
“Jakov Xoxa me anë të kontributit të tij do mund të quhet Kapedani i Myzeqesë në fushën e letrave dhe veçanërisht i prozës shqipe”, ka thënë Profesori Vinca.
E mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, lindja dhe vdekja, janë të gjitha këto që sublimohen në krijimtarinë e tij, veçanërisht të “Lumi i vdekur”.
Xoxa përfaqëson një shkrimtar model të letërsisë shqipe, krijuesi i prozës së madhe realiste që nuk e kishte njohur deri tani letërsia shqipe në ato përmasa, në atë gjerësi vrojtimi, në atë thellësi psikologjike, me atë sintezë mendimi e me ato bukuri gjuhe artistike.
Ndërsa Behar Gjoka, Xoxën e quajti “mjeshtër të fjalës shqipe”, mjeshtëri kjo që vërehet më së miri të kryevepra “Lumi i vdekur”, i cili është një tregim i shkurtër që tregon se si fshatarët i zëjnë rrugën lumit, që dimër lumi fryhet dhe iu merr gjithçka.
“Në momentin e vijëmsisë, në momentin e zhvillimit organik, në momentin kur libri që është shkruar, shkruhet përsëri, unë mendoj se letërsia shqipe është në dimensionin e komunikimit real”, ka thënë Gjoka.
Ai pati të botonte edhe një cikël të romanëve por nuk arriti shkaku i vdekjes në moshë të re 56 vjeçare.
Jakov Xoxa është dhe do mbetet i përjetshëm në letërsinë shqipe dhe në botën e dashamirëve të romanit./KultPlus.com