Shëndeti i Madonna-s përmirësohet pas kolapsit

30 Qershor, 2023 - 1:13 pm

Ylli i muzikës pop, Madonna është kthyer në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi kaloi disa netë në njësinë e kujdesit intensiv duke trajtuar një infeksion të rëndë bakterial, që e çoi në gjendje kolapsi.

”Këngëtarja dhe kompozitorja e vlerësuar me çmime të shumta doli nga spitali herët në mëngjes dhe u dërgua në shtëpi me ambulancë private”, shtuan burime pranë saj.

Të mërkurën, menaxheri shumëvjeçar i Madonna-s, Guy Oseary, njoftoi në median sociale se ajo ”ishte shtruar në spital të shtunën me një infeksion bakterial të paspecifikuar, i cili kishte çuar disa ditë në kujdes intensiv”.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë”, theksoi Oseary.

Madonna luftoi me një ethe të lehtë për një muaj përpara se të binte në kolaps.

Por, këngëtarja më së shumti i injoroi simptomat e saj pasi ishte e fokusuar në përgatitjen për projektin e saj të radhës, një turne botëror me 84 koncerte për të festuar karrierën e saj 40-vjeçare./KultPlus.com

Të ngjajshme