12 Korrik, 2023 - 2:55 pm
12 Korriku i vitit 1904 është data e lindjes së njërit prej poetëve më të famshëm të shekullit të 20-të, Pablo Nerudës, karriera e të cilit nuk u shua me vdekjen e tij, por vazhdon jehonën edhe në kohën e sotme.
Në një moshë shumë të re hyri në botën e shkrimit, për të vazhduar atë gjer në frymën e fundit. Si një 13 vjeçar, miksoi një sërë stilesh, duke përfshirë poema surrealiste, manifesta politike, epika historike si dhe poema dashurie.
Neruda u shqua si poet, diplomat, politikan si dhe përkthyes në shumë gjuhë të botës, me qëllim të promovimit të gjuhës së tij kiliane.
Veprimtaria e tij poetike u përmblodh në 19 vëllime, shumica prej të cilave u përkthyen në gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Disa nga këto vëllime poetike janë: ‘100 sonete për dashurinë’, ‘Fundi i botës’, ‘Mirëseardhja në atdhe’, ‘Unazat’, “Oda elementare’ dhe ‘Duart e ditës’.
‘20 poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi’ është libri i Neradës i publikuar në moshën 20 vjeçare, me anë të se cilit u konsiderua si një ndër poetët më premtues të rinj të asaj periudhe.
Ndërkaq, kohë me vonë doli në pah edhe libri ‘Deti dhe këmbana’, e njohur ndryshe edhe si kryevepra e Nerudës, brenda së cilës autori krijon një kontradiktë mes së bukurës dhe së keqes, të butës dhe të egrës, vdekjes dhe pathyeshmërisë.
Kujtojmë që viti 1971 e gjeti Neruden si fitues të çmimit Nobel për Letërsi. / KultPlus.com