16 Korrik, 2023 - 6:31 pm
‘Në tren për Prizren’ është një këngë mjaft e dëgjuar në botën shqiptare, e cila për tematikë ka muzikën, dashurinë dhe urtësinë e të jetuarit, shkruan KultPlus.
Për audiencën, KultPlus e sjell një version pak më ndryshe të kënduarit të kësaj kënge, nga Eranda Libohova:
S’e di a ju kam treguar
e kam nji kang o shumë të mirë
o plot uzdaj por me një hir
e më së miri e këndoj
dhe m’përcjellin mirë
e kam ni kangë o pa mahi,
o edhe Peja o e ka ndi
në LOMË e në çarshi e në Dardani
S’kam lan vend o pa e permend
dashurisë o i kam lanë vend
dashuris o i kam lanë vend
o në tren për Perzeren
e mua një herë o më ka thënë një plak
kënga halleve u bën lak
kënga halleve u bën lak
o se jeta nuk është kajmak
o nuk është kajmak
E kam ni kang o pa e tepruar,
është e lehtë o për ta kënduar,
e në mahall’o nuk është një fmi
që nuk e di.
E kam ni kang o pa mahi
o tanë KOSOVA o e ka ndi
e me se miri e kendoj
e këndon edhe ti.
S’kam lan vend o pa e permend
dashurisë o i kam lanë vend
dashurisë o i kam lanë vend
o në tren për Përzeren
e mua një her o më ka thënë një plak
kënga halleve u bën lak
kënga halleve u bën lak
o se jeta nuk është kajmak
o nuk është kajmak (2x)