23 Korrik, 2023 - 12:53 pm
“Prizrenfest”, i organizuar në qytetin e Prizrenit, do të sjellë trupa që përfaqësojnë teatro të ndryshme ndërkombëtare. Nga data 22 deri më 28 korrik, do të mund të ndiqni shfaqje në monumentet historike të Prizrenit, si në Hidroelektranë dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Ky edicion, i mbështetur nga MKRS, do të prezantojë 22 aktivitete teatrore, 5 prej tyre të dedikuara posaçërisht për fëmijët.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e MASHTI, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i MKRS-së, Sylejman Elshani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, artistë e qytetarë, ishin të pranishëm në hapjen e festivalit, i cili filloi me shfaqjen “Maidan Inferno”, një bashkëpunim midis Ukrainës dhe Francës, që simbolizon fuqinë unifikuese të arteve përtej kufijve./KultPlus.com