31 Korrik, 2023 - 7:00 pm
Ornela Vorpsi është një shkrimtare, fotografe dhe piktore shqiptare. Në vitin 1991 ajo u transferua në Milano për të studiuar Artet e Bukura dhe tani ajo është e vendosur në Paris. “Vendi ku nuk vdiset kurrë” (Einaudi, 2005), romani i saj debutues, është përkthyer në njëzet e dy gjuhë të botës, dhe gjuha e 22-të është ajo në gjuhën serbe.
Për përkthimin e romanit të saj “Vendi ku nuk vdiset kurrë” në gjuhën serbe ka njoftuar Vorpsi, e cila poashtu ka specifikuar se ky përkthim tashmë shënon 22 përkthime të romanit të saj.
Vorpsi ka fituar shumë çmime në Itali, ndër të cilat Grinzane Cavour, Vittorini Opera Prima dhe Viareggio./ KultPlus.com