Margariti: Ikona e Shën Marisë, një tjetër vepër e mjeshtrit Jeromonaku

19 Gusht, 2023 - 2:45 pm

Pas një procesi të gjatë ekzaminimi, specialistët e laboratorit të restaurimit dhe konservimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë identifikuan ikonën e Shën Marisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se ikona me origjinë nga Kisha e Shën Gjergjit, Shipskë, i atribuohet mjeshtrit ikonograf të shek. XVIII Kostandin Jeromonaku, i cili realizoi pothuajse të gjitha ikonat e lëvizshme të bazilikave kryesore të Voskopojës, si dhe shumë të tjerave brenda dhe jashtë vendit.

“Kostandin Jeromonaku dallohet për elegancën e tij të jashtëzakonshme, për kujdesin ndaj detajeve si dhe për arritjen e përkryer të paraqitjes së portreteve duke harmonizuar anën njerëzore me atë hyjnore”, u shpreh ajo. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme