22 Gusht, 2023 - 9:31 pm
Të hënën, më 28 gusht, në Mitrovicë do të fillojë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Jazz, në sheshin “Isa Boletini”, shkruan KultPlus.
“Mitrovica International Jazz Days”, në hapje të festivalit, do të mirëpresë Richard Bonan, nga SHBA, fitues i çmimit Grammy, një nga basistët, kompozitorët dhe instrumentistët më me arritje në botë.
Richard Bona do të shoqërohet nga “MIJD BIG BAND”, të drejtuar nga maestroni mitrovicas, Edon Ramadani.
Ndërsa në natën e dytë të festivalit të muzikës xhaz do të performojnë këngëtarja dhe muzikantët e skenës evropiane të xhazit dhe asaj botërore, GANNA dhe ansambli i saj.
Po kështu, në natën e dytë, të edicionit të parë të festivalit, këngëtarja Elina Duni do të jetë e pranishme në skenë për të performuar, e shoqëruar nga kitarën mjeshtërore të Rob Luft, së bashku me dy miq të tjerë.
Nata e mbylljes së këtij festivali, më 2 shtator, do të jetë me titullarët e festivaleve më të mëdha të xhazit, si dhe me fituesit e shumë çmimeve Grammy, Michael Legaue dhe Bill Lauraunce, ku do të prezantojnë edhe projektin e tyre të dyshes “Where you want ti ishe”. /Klan Kosova /KultPlus.com