28 Gusht, 2023 - 10:39 am
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se deri sot në orën 09:00 janë pranuar 51 mijë e 200 aplikime në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar Kelmendi.
Gjatë javës së kaluar ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të shpërndahen librat nëpër shkolla, mirëpo do t’i blejnë prindërit e më pas ata do të subvencionohen nga shteti./Express/KultPlus.com