5 Shtator, 2023 - 7:40 pm
Shkrimtari Ismail Kadare është dekretuar me nënshtetësinë e Kosovës, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në familjen e Kosovës, shkrimtarit, gjeniut të letrave, Kadaresë.
Postimi i plotë:
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, thuhet në postimin e Osmanit. /KultPlus.com