13 Shtator, 2023 - 5:31 pm
Poezi nga Dritëro Agolli e shkruar në vitin 1993
Në vite të zgjebur, të rrjedhur nga guvat,
Zbret pas historia si rrotë
Dhe ngjiten në kodër hajdutët dhe kurvat
Të shajnë e të nëmin heronjtë.
Dhe ti i zgërlaqur , kur shpohen kambanat,
Në sofër më hesht si bizele,
Paçka se kusarët, paçka se putanat
Heronjtë i mbështjellin me zhele./ KultPlus.com