14 Shtator, 2023 - 9:45 pm
Pa ndihmën e energjisë diellore, studentët nga Universiteti Teknik i Mynihut (TUM) në Gjermani vendosën një rekord të ri botëror për makinën elektrike me rrezen më të gjatë në botë me prototipin e tyre “muc022” me një ulëse.
Vetura e tyre ka arritur të përshkojë 2,575 kilometra përpara se bateria të ishte plotësisht e zbrazur, transmeton Telegrafi.
Për ta arritur këtë, ekipi TUfast Eco modifikoi automjetin që ishte përdorur më parë në garat e tjera për makina elektrike efikase, duke u përqendruar në bërjen e tij sa më aerodinamike dhe sa më të lehtë, si dhe vendosjen e një baterie më të madhe me fuqi 15.5 kilovat-orë.
Makina peshon vetëm 170 kilogram dhe motori i vetëm elektrik sinkron me magnet të përhershëm ka një fuqi prej vetëm 400 vat./ KultPlus.com