Artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily: Kosova është bërë shtëpia ime e dytë

19 Shtator, 2023 - 10:10 pm

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, edicioni i 12-të, mbrëmë në Galerinë a Artëve në Pejë, u bë hapja e ekspozitës personale nga artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily.

Artistja Lina, përveç që u emocionua me pjesëmarrjen e artistëve, krijuesve dhe mikpritjes, ajo tha: “Tani është viti i pestë është që vij në Kosovë. Për mua Kosova është bërë shtëpia ime e dytë”.

Drejtori i këtij festivali, Muhamet Ahmeti-Metis, prof. Hajrush Fazliu, cekën se veprat krijuese të Inës janë origjinale dhe teje profesionale, dhe secili artdashës mund ta shijojë këtë vepër.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë. Festivali do të jetë i hapur nga 17-22 shtator 2023. /KultPlus.com

Të ngjajshme