21 Shtator, 2023 - 11:48 pm
Një mësuese në Hampshire të Teksasit u pushua nga puna pasi lexoi një fragment nga ‘Ditari i Anne Frank’
Zyrtarët në Distriktin e Pavarur të Shkollës Hampshire-Fannett arritën në përfundimin se ajo “u prezantoi nxënësve një libër të papërshtatshëm”.
Të martën, distrikti u dërgoi një email prindërve, duke i informuar se libri, për të cilin ata thonë se nuk ishte miratuar, nuk do të lexohet më në shkolla.
Leximi i asaj përmbajtjeje do të ndalet menjëherë. Mësuesja së shpejti do t’ju përcjellë faljen e saj juve dhe studentëve, e gjithashtu na kërkoi falje”, thuhet ndër të tjera në email.
Pjesë nga libri që lidhen me seksualitetin
Dyshohet se nxënësve të klasës së tetë u lexua një pjesë e romanit grafik në të cilin Frank mendon për organet e saj gjenitale dhe thotë se dëshiron të shohë gjoksin e shoqes së saj.
Romani grafik, i shkruar nga Ari Folman dhe i ilustruar nga David Polonsky, është një përshtatje e ditarit të 13-vjeçares Ana Frank, të cilën ajo e shkroi ndërsa fshihej me familjen e saj në Amsterdam nën pushtimin nazist./abcnews/KultPlus.com