17 Prill, 2018 - 11:30 am
HERITAGE SPACE hap thirrjen për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë platformë në mënyrë që t’i realizojnë idetë e tyre me qëllim të RILIDHJES së trashëgimisë me industrinë kreative.
NDËRLIDHU ME TRASHËGIMINË është thirrja e Heritage Space e cila do të përkrah aplikantët të cilët do të vijnë me ide të reja të cilat lidhin trashëgiminë kulturore me fusha të ndryshme kreative. Fushat e edicionit të tretë të Heritage Space janë Adaptim i ndërtesave historike, Hulumtim dhe intepretim (histori gojore, film, animacion), Artizanate dhe Turizëm kulturor.
Partnerët e Heritage Space për këtë vit, të cilët do të ofrojnë ekspertizën e tyre dhe do ta monitorojnë procesin e punës së aplikantëve janë: UBT – Institucion i Arsimit të Lartë, Fondacioni Lumbardhi, DokuFest, Anibar, Fondacioni Unë e du Kosovën, CHwB Kosova.
Afati fundit për aplikim është 6 Maj 2018./ KultPlus.com