26 Shtator, 2023 - 11:45 pm
Bashkimi Evropian ka lëshuar një paralajmërim për Elon Musk ku aty i kërkon që të respektojë ligjet e reja gjithëpërfshirëse për lajmet e rreme dhe propagandën ruse.
Kjo erdhi pasi X- i njohur më parë si Twitter, u zbulua se kishte raportin më të lartë të postimeve të dezinformatave nga të gjitha platformat e mëdha të mediave sociale, raporton Theguardian.com, transmeton Klankosova.tv
Facebook është shkelësi i dytë më i madh, sipas një raporti që regjistronte postime që do të konsiderohen të paligjshme në të gjithë BE-në sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi në gusht.
Megjithatë, Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, duke përfshirë Google, Tiktok dhe Microsoft, janë regjistruar në kodin e praktikës që BE-ja hartoi për të siguruar që ata të mund të përgatiteshin në kohë për të vepruar brenda kufijve të ligjeve të reja./KultPlus.com