Margariti: Hapësira për përfaqësim zyrtar të Shqipërisë në Panairin e Librit të Frankfurtit

5 Tetor, 2023 - 8:35 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe presidenti i Panairit të Librit të Frankfurtit, Juergen Boss vizituan sot qendrën më të re të librit që i është dhuruar lexuesit, “Sotir Kolea”.

Gjatë kësaj vizite, ministrja informoi mbi pasurinë e paçmueshme të kësaj biblioteke, por edhe shkëmbeu ide se si mund të prezantohet krijimtaria e autorëve shqiptarë në hapësira ndërkombëtare.

Po ashtu, në fokus të takimit ishte përfshirja në programe që krijojnë mundësi për botuesit, përkthyesit dhe autorët, për të shkuar drejt një përfaqësimi zyrtar të Shqipërisë në këtë ngjarje të madhe të librit botëror./KultPlus.com

Të ngjajshme