Kinemaja frankofone bën një homazh të madh

10 Tetor, 2023 - 5:50 pm

Nga « Casque d’or » të interpretuar nga Simone SIGNORET te « Mbretëresha Margot » të luajtur nga Isabelle Adjani, kinematografia frankofone dhuron, prej dhjetëra vitesh dhe gjatë dy shekujve tani, portrete madheshtorë grash, herë të lindur nga fiksioni, herë nga Historia me një « H « të madhe.

Megjithatë, edhe në fiskion: ‘çdo ngjashmëri me personazhe ekzistues ose që kanë ekzistuar’ nuk është, për fat të mirë, rezultat i rastësive! Këto ngjashmëri janë të nevojshme, sepse një personazh krejtësisht i shpikur, dhe pa referenca në njerëzimin të gjallë ose që ka jetuar, do të ishte i privuar nga mishërimi, do t’i përkiste më shumë planetëve Venerë ose Mars, sesa planetit Tokë, e përbërë nga gra dhe burra prej mishi dhe gjaku.

Casque d’Or mbledh vetë, nën interpretimin e Simone Signoret në kulmin e bukurisë së saj dhe larg të qenit në kulmin e artit të saj, një galeri portretesh. Simone Signoret mishëron përgjithmonë këto gra të humbura, sipas hipokrizisë borgjeze konformiste të këtyre shekujve 19 dhe 20 ende fëmijë, ikona që zotërinjt e ndershëm i adhuronin deri në humbjen e shpirtit dhe reputacionit të tyre, ndërsa punëtorët e thjeshtë ndonjëherë linin, edhe për dashuri, kokat e tyre. Casque d’Or ende jeton, me një forcë të habitshme vitale, në pikturat e një gjeniu plot vuajtje: Toulouse Lautrec. Këto vajza nga lagjet periferike të kryeqytetit gjithmonë ngjallën para syve tanë të mahnitur, si në « duartrokitjen» e parë të një studioje filmi dhe përmes këtyre filmave të jashtëzakonshëm.

Kinemaja me të vërtetë flet për të tashmen, por edhe për të shkuarën dhe të ardhmen. Lëvizjet kinematografike kalojnë, por Arti i 7-të mbetet! Kjo është gjithashtu pjesë e asaj që organizatorët e Festivalit të Filmit Frankofon 2023 duan t’i ofrojnë një audiencë gjithnjë në rritje.

Këtë do ta shohim fuqishëm në edicionin e 23-të të Festivalit të Filmit Frankofoni! Jean-Luc Godard, figura e ‘Nouvelle Vague’ e përbërë nga xhirime jashtë studioje me zhurmat dhe lëvizjet e tyre (si në një ‘reportazh’) dhe regjisori i filmit ‘Le mépris’ “Përbuzja” e prezantuar me 13 tetor), dhez filmin “Marie Octobre” të Julien Duvivier-it. (prezantuar më 18 tetor), i xhiruar në një vend të vetëm, pothuajse në studio. Bobina e filmit sillet dhe obsesionet ndryshojnë. Shumë filma të realizuar sot janë xhiruar në studio dhe aq më tepër në ‘kuti të gjelbërta’ të domosdoshme për krijimin e seteve virtuale. Pas valës së re, është koha për valë të reja!

Ata ofrojnë gjithashtu një ‘diskurs’ mbi Kinemanë frankofone dhe gjithashtu vendosin në perspektivë debatin (dhe luftën) feministe. Sigurisht, feminizmi përbëhet nga beteja thelbësore, por përbëhet edhe nga zërat e grave që kërkojnë lirinë: atë të të jetuarit si të duan… fare thjesht. Padyshim që po mendojnë për Brigitte Bardot, së cilës do t’i bëhet homazh një mbrëmje të bukur, por edhe Luana Bajramin, Kumbare e Festivalit 2023, e cila sjell gjithë nuancën, diferencën dhe talentin e saj në një debat shumë aktual dhe pasionant… si të gjitha debatet e rëndësishëm.

Kinemaja frankofone është aktuale, siç e dëshiron festivali: ‘Notre Monde’/« Bota jonë » ‘Antoinette dans les Cévennes’/ Antoneta, gomari, dashnori, ‘Les Hirondelles de Kaboul’/ « Dallëndyshet e Kabulit « por është gjithashtu e përjetshme me « Portrait de la jeune fille en feu » ‘Portretin e vajzës që digjet « madhështor. Jeanne du Barry, “Marie-Octobre”, “le Mépris” » Përbuzja » Publiku i ri, të rriturit e së nesërmes, nuk është harruar, megjithatë, me ‘Belle et Sébastien nouvelle génération’» / »Bela dhe Sebastiani, gjenerata e re. Mbrapa kësaj historie të bukur në mes një fëmije dhe një qenushe e bjeshkëve, filmi nuk është shumë i butë ndaj disa femrave. Kjo është ajo që e nënvizon Le Parisien-Aujourd’hui en France, i cili përmend ‘gjyshen brutale’ dhe ‘tezen egoiste’. Kinemaja kërkon të vërtetën e saj, pa dogmatizëm, gjë të cilën organizatorët e Festivalit të Filmit Frankofon 2023 dëshirojnë t’ia ofrojnë një publikut çdo herë më të madh.

Ekziston lufta thelbësore kundër diskriminimit dhe sulmeve ndaj grave, do të kishte naivitet nëse prezantimet do të ishin sistematikisht idilike. Jo të gjitha portretet janë të bukura për t’u parë…portrete burrash dhe portrete femrash bashkë: një vigjilencë që duhet pasur në emër të një farë barazie. Historia është një rivërje në pyetje e përhershëm e portreteve të njohur dhe Kinemaja është padyshim arti më i fuqishëm në këtë fushë. Në të vërtetë, edhe nëse demodohet në format dhe personazhet e tij, ai gjithmonë tregon të njëjtën rrugë: atë të Njerëzimit që kërkon të kuptojë kuptimin e ekzistencës së tij dhe mjetet për t’i dhënë secilës dhe secilit të drejtat e tyre kulturore thelbësore, të shpjeguara në mënyrë madhështore nga zvicerani Patrice Meyer-Bisch dhe francezi Jacques Toubon.

Margot, mbretëresha dhe gruaja për një kohë e Henrikut të Navarre, mbreti Henriku IV i ardhshëm, vetë i nxënë në mes dy Medicis, Katerina më pas Maria, flirton me fiksionin e dëshiruar nga paraqitjet historike të një epoke: Atë të regjisorit dhe regjisor teatri Patrice Chereau në një kohë të caktuar (në vitet ’90), me kode tashmë të vjetëruar. Mund të vëmë bast se Margot-ët e reja do të rivënë në pyetje të Margotë e atëhershme, siç është rasti me të gjitha figurat e mëdha të Historisë.

Kështu regjisorja dhe aktorja franko-algjeriane Maïwenn rishqyrton me inteligjencë të madhe Jeanne du Barry, e stereotipizuar në kohën e saj, por me aq sharm, nga Martine Carol. Maïwenn gjithashtu e bën atë me shpirt për Mbretin Luigjin XV të luajtur të interpretuar mjeshtërisht nga Johnny Depp. Mund të japim sa të duam edhe shumë shembuj dhe filma, por ky tekst mbetet një ftesë për të parë, si për dy edicionet e mëparshme, 2021 ‘Le sens de la fête’ ‘Kuptimi i festës’ dhe 2022 ‘Amour toujours’, ‘Dashurie gjithmonë’, edicionin e ri si një në tërësi. Gjithashtu si ‘gjithmonë’, shefi Christophe do të na japë për të shijuar, para çdo filmi, një recetë të përgatitur (çdo ditë) me nxënësit e tij në ambientet e institutit të formimit profesional të KTC.

Brigitte Bardot do të jetë e pranishme mes nesh të premten më 13 tetor, vetë ajo, falë magjisë dhe pranisë së aktores Cécile Beaudoux.

Do ta shihni prapë ‘Cécile-Brigitte Bardot’ në Prishtinë dhe Mitrovicë pranverën e ardhshme, me shfaqjen: ‘B+B=BB’ të parë në Festivalin e Avignon verën e kaluar. Kjo paralajmëron një javë të Frankofonisë [ATMOSPHERES 2024…] dhe një [Kryeqytet kosovar i Frankofonisë Mitrovica 2024] të nivelit të lartë!

Ejani pra shikoni filmat që dëshironi nga data 12 deri më 18 tetor dhe më 16 në Pejë, [Kryeqyteti kosovar i Frankofonisë 2023], por këshilla më e mirë që mund të ua japim është të vini çdo mbrëmje! Disa filma nuk janë shfaqur kurrë në Kosovë, dhe nuk do të hyni barkun e zbrazët në sallën e kinemasë, nëse sapo keni dalë nga puna për t’u bashkuar me ne, pasi shefi Christophe do t’ju ofrojë befasitë e tij të njelmta dhe të ëmbla, të gjitha ekskluzivisht të përgatitura nga receta të shpikura nga shefet franceze! Ju mirëpresim nga data 12 tetor në Kino Armata.

Organizatorët francezë, belgë, zviceranë, luksemburgëzë, kanadezë dhe kosovarë të edicionit XXIII të Festivalit të Filmit Frankofoni në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme