11 Tetor, 2023 - 3:00 pm
Është përuruar sot objekti i ri i SHFMU “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll, ku 161 nxënës të këtij fshati do të kenë një ambient krejtësisht të ri, më të përshtatshëm dhe afër shtëpive pa pasur nevojë të udhëtojnë çdo ditë në fshatrat e tjera. Kështu ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama i cili është shprehur se kjo është dëshmi e angazhimit për të ofruar mjedis më të mirë arsimor në gjithë kryeqytetin.
Kjo shkollë ka sipërfaqe 1500 metra katrorë dhe 500 metra katrorë shtesë të dedikuar për sallën e sportit.
“Kemi krijuar një hapësirë ku mund të lulëzojë dija dhe nxënësit tanë mund të shndërrohen në qytetarë të përgjegjshëm”, shprehet Rama. / KultPlus.com