15 Tetor, 2023 - 7:30 pm
Në Zvicër është organizuar edicioni i katërt i ndarjes së çmimeve për influencerë të ndryshëm.
Në mesin e nëntë më të mirëve janë edhe pesë shqiptarë.
Mimoza Lekaj ka fituar çmimin për kategorinë “Beauty Creator”, motra e saj Ardiana Lekaj për “lifestyle”, Taulant Gashjani i njohur si T-Ronimo ka fituar në kategorinë “entertaiment”, Mirlinda Lajqi në “fashion” dhe në kategorinë e muzikës ka fituar reperi EAZ, Arbër Rama, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej 54 personalitete të internetit konkurruan kundër njëri-tjetrit në edicionin e katërt të Smile Swiss Influencer Awards në “The Hall” në Dübendorf.
Biznesi i influencuesve në Zvicër duket se po lulëzon. Këtë vit numri i të nominuarve u dyfishua, nga tre persona për kategori në gjashtë. Juria, e përbërë nga ekspertë të industrisë dhe organizatori Fabian Plüss, u mahnit.
Plüss thotë: “Si gjithmonë, vendimi ishte i vështirë, kishte kaq shumë krijues të mëdhenj atje. Ata të gjithë kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të skenës së krijuesve në Zvicër.” Ai vlerëson punën e palodhur dhe inventivitetin e të gjithë pjesëmarrësve, shkruan 20minuten. /KultPlus.com