15 Tetor, 2023 - 7:02 pm
Pas Sidorela Dodajt, që fitoi të bronztën, sot Blin Kuka fitoi medaljen e bronztë në Kupën Evropiane U-18 në xhudo.
Kuka, që ishte garuesi më i suksesshëm i yni (5-ti), në EYOF Maribor 2023, sot u ndal në finale, duke konfirmuar të ardhmen e ndritshme. Garuesit u udhëheqën nga kampionia Olimpike, tani trajnere, Majlinda Kelmendi.
Ndërkohë, në Kampionatin Ballkanik U-23 në Stamboll, xhudistët nga Kosova fituan pesë medalje.
Më së shumti u dallua Muhamedin Veseli, që fitoi të artën. Dëbora Gjakova u stolis të argjendtën, ndërsa Loris Sharapolli, Sara Osmani e Rrezarta Alimi fituan të bronztën. /KultPlus.com