21 Tetor, 2023 - 10:44 am
Pesë emisarët evropiano-amerikan kanë mbërritur në ndërtesën e qeverisë, ku pritet të nisë së shpejti takimi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Pesëshja diplomatike përbëhet nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Takimi me Kurtin vjen gati një muaj pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ndërsa dje, kreu i qeverisë deklaroi se kërkesat dhe ofertat e tyre do merren vesh gjatë takimit që do ta ketë me ta.
“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin e shoqërinë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Pas vizitës që pesë emisarët do ta kenë në Kosovë, ata pritet që menjëherë ta vizitojnë edhe shtetin e Serbisë./klankosova/KultPlus.com