30 Tetor, 2023 - 11:19 am
“Ditët e Mios” bëri bashkë për tre ditë me radhë (25-28 tetor) koloninë ndërkombëtare të piktorëve në qytetin e Korçës.
Edicioni i 13-të i kolonisë ndërkombëtare të arteve figurative u çel në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio.
Rreth 50 piktorë nga 15 vende të botës u vendosën në zona të ndryshme duke hedhur në telajo peizazhe të bukura korçare dhe të frymëzuar nga stili unik i “Artistit të Popullit, Vangjush Mio i cili konsiderohet si “baba” i peizazhit shqiptar.
Mio ishte piktori që bëri kapërcimin e pikturës shqiptare në konceptin modern ndërsa krijimtaria e tij, e cilësuar si “Poet i Natyrës” për peizazhet dhe portretin realist, ka frymëzuar dhe është bërë model për të gjithë piktorët.
Jeff Roland nga Franca e ka gjetur frymëzimin e tij tek ndërtesat dhe jeta e qytetit të Korçës.
Piktori Genc Bekteshi nga Suhareka, i cili mori pjesë në Koloninë ndërkombëtare të arteve figurative “Ditët e Mios”, u frymëzuar nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit” duke hedhur në telajo elementë të arkitekturës klasike dhe ngjyrat e saj.
Dipas prej pjesëmarrësve të cilët vinin për herë të parë në Korçë, vlerësuan natyrën fantastike dhe mikpritjen në qytetin e Korçës.
“Dy anët e katedrales janë mbreti dhe mbretëresha, e duan njeri tjetrin dhe nuk ka asgjë që i ndan“ është shprehur piktori nga Greqia tha Niko Tamoutselis.
Piktorët realizuan nga dy punime në pikturë ku njërën prej së cilës ia dhuruan galerisë së artit të Korçës. / atsh / KultPlus.com