2 Nëntor, 2023 - 9:58 am
Koncerte, festivale, shfaqje të ndryshme, të gjitha këto do të realizohen tash e tutje në skenën e re të krijuar në ish sallën e djegur të Pallati i Rinisë. Kështu ka njoftuar sot i pari i Prishtinës, përparim Rama, përcjell KultPlus.
“Ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë. Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit”, thotë Rama.
Mrika Gashi, kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, ka informuar se ambientet e Pallatit çdo ditë e më shumë po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente.
Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit tash e tutje do të jetë plot gjallëri. / KultPlus.com