3 Nëntor, 2023 - 5:46 pm
Shoqata Sindikale e Filharmonisë së Kosovës ka njoftuar se do të dalin në protestë, shkruan KultPlus.
Të Hënën më 6 nëntor, nga ora 15:30 anëtarët e Filharmonisë së Kosovës, do të protestojnë para objektit të Ministrisë së Kulturës.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë për media,
Pas shumë përpjekjeve për të komunikuar me Ministrin e Kulturës, ku kërkuam një përgjigje zyrtare se kur do të përfundoj diskriminimi i antarëve të Filharmonisë, dhe kur do të mirren parasysh kërkesat e tyre, kjo nuk na solli asnjë rezultat.
Si pasojë e kësaj, neve si Sindikatë, nuk na mbeti rrugë tjetër veçse të ndërmarrim hapa sindikal.
Andaj, ditën e Hënë, duke filluar nga ora 15:30, antarët e Filharmonisë së Kosovës do të protestojnë para objektit të Ministrisë së Kulturës, duke kërkuar edhe një herë që të mirren parasysh kërkesat tona dhe të diskriminuarit të ndihen të barabartë me pjesën tjetër të muzicientëve.
Ju falemnderit,
Shoqata Sindikale e Filhamonisë së Kosovës”, thuhet në postimin e tyre. /KultPlus.com