3 Nëntor, 2023 - 11:59 pm
Muzikanti Andy Stone ka paditur këngëtaren Mariah Carey, dhe kërkon 20 milionë dollarë, me pretendimin se në këngën “All I Want For Christmas is You”, të publikuar në vitin 1994, këngëtarja ka kopjuar këngën e tij me të njëjtin titull, të publikuar në vitin në vitin 1989.
Padia është dorëzuar në gjykatën e Kalifornisë të hënën, raporton Fox News.
Stone, vokalisti i grupit “Vince Vance” dhe “The Valiants”, është bashkautor i këngës së tij.
Në padi thuhet se Carey kopjoi për 50% të këngës që Stone e realizoi pesë vjet më herët se Carey.
Stone pretendon se Carey dhe ekipi i saj kishin qasje në versionin e tij të “All I Want for Christmas is You”, për shkak të suksesit të gjerë komercial dhe kulturor që pati ajo.
Kënga e Stone u rendit në Billboard për vjet me radhë, dhe grupi i tij e interpretoi atë gjatë një paraqitjeje në Shtëpinë e Bardhë në pranverën e vitit 1994 – po atë vit që kënga e Carey u publikua. / KultPlus.com