22 Prill, 2018 - 1:30 pm
Festa më e gjatë e vitit po vjen. Nën tingujt e Dj-ve vendor dhe atyre ndërkombëtar, edhe për këtë 1 Maj, Bamboo kujdeset për ju.
Si asnjëherë më parë, në 10 vjet bashkë, Ministria e Kënaqësisë, është kujdesur që të organizojë festën më të bukur ndonjëherë.
Pranë detit Adriatik në Ulqin, kësaj radhe me risi të shumta edhe në ambientin e Hotel Otrant do të mund të kaloni 4 mbrëmje fantastike. Përveç muzikës dhe argëtimit që nuk do të ndalet gjatë gjithë ditëve festive, këtë vit do të keni mundësi të relaksoheni me rekreacionet e reja si Yoga, Volleybeach, Basketboll, Beach Soccer, Kërcime akrobatike në ujë, Cross Fit, Beer Pong, SPA Qendra, Art dhe Body Painting, Animation Team dhe performanca vallëzimesh.
Për kënaqësinë tuaj në skenë do të jenë Secret 47 & Groove Soudiers Live, Mr. Cool, Ad Disha, Dj Mim, Dj Bannzz, Dj Dagz, Dj PM, Dj Geek, Eskoman, Burim Radoni, , Denik Prizreni, Dj Isne, Ministri i Kënaqësisë si dhe mysafir dy emrat kryesorë DJ Sem Thomasson dhe Dj Ali./ KultPlus.com