15 Nëntor, 2023 - 12:14 pm
Në festivalin e filmit “Zuger Filmtage” mbrëmë u zhvillua “Award Night” ku u bë ndarja e çmimeve dhe u shfaqën të gjithë filmat konkurrues në këtë festival të filmit, i cili kësaj radhe ishte edhe në kuadër të 100-vjetorit të kinemasë në Zug të Zvicrës.
Pjesë e konkurrencës ishte edhe filmi “Ninullë” i regjisorit të ri Adrian Asllani.
Në këtë mbrëmje filmi “Ninulllë” u nderua me tre çmime. Me çmimin e publikut për filmin më të mirë, me çmimin e kamerës më të mirë dhe me çmimin special të jurisë së të rinjve.
Regjisori Adrian Asllani, gjatë marrjes së këtyre çmimeve falënderoi aktorin Avni Dalipi i cili ishte prezent në këtë event, për aktrimin e tij brilant në rolin kryesor, pastaj edhe gjithë stafin e xhirimit të filmit, për një punë të shkëlqyeshme ekipore. / KultPlus.com