19 Nëntor, 2023 - 9:00 pm
Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “The Guardian”, ku ndër të tjera vlerësohen, banjat termale të Bënjës në Përmet si më të mirat në Evropë.
“”The Guardian” rikthehet përsëri në Shqipëri, me një ftesë për të provuar ndjesinë relaksuese të ujërave termale të Bënjës dhe baltës terapeutike të pasur me sulfur”, u shpreh Rama.
Rama tha se,”‘një xhevahir i vërtetë’ e quan gjiganti britanik, duke përmendur madhështinë e luginës së Vjosës, lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë, urën e lashtë prej guri nën kaltërsinë e qiellit shqiptar”, teksa publikoi linkun ku gjendet shkrimi në prestigjozen “The Guardian”.
Link: https://www.theguardian.com/…/it-was-so-exhilarating….
Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26-32°C. / KultPlus.com