Filmi “Sheets”, i regjisores Evi Gjoni, fiton çmimin e parë në Athinë

4 Dhjetor, 2023 - 4:00 pm

Filmi “Sheets”, i regjisores shqiptare Evi Gjoni, fiton çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin prestigjioz të Filmit në Athinë.

Suksesi në “Athens Short Film Festival” vjen pas çmimit të marrë më herët gjatë vitit 2023 në Festivalin e Filmit të Triestes.

“Sheets”, një film që përshkruan një botë utopike, në të cilën karantina e një pandemie të panjohur vazhdon prej shumë vitesh, është mbështetur për realizimin e tij nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Festivali i Filmit të Shkurtër të Athinës është një ngjarje vjetore që shërben si një vitrinë për shumë filma nga e gjitha bota.

Në edicionin e sapopërfunduar pati gjithsej 1.585 aplikime, mes të cilëve u përzgjodhën për t’u shfaqur 35 prej tyre./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme