Ansambli Kombëtar ‘Shota’ feston fundvitin me këngë e valle të bukura tradicionale

19 Dhjetor, 2023 - 11:59 am

Mbrëmë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota, zgjodhi repertorin më të bukur për të festuar festat e fundvitit, duke vënë në pah vlerat tona kombëtare.

Me muzikë të bukur qytetare e shumë valle, duke filluar nga “Vallja Çame” për të kaluar në “Vallen e Peshkatarit” me korografi të Prof. Haki Mulliqit të cilën e rikthyen në skenë pas 20 vitesh, AKKV Shota dhuroi armosferë festive në sallën plot me publik.

Të pranishëm ishin Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues nga MKRS, drejtues të institucioneve e artdashës./KultPlus.com

Të ngjajshme