6 Janar, 2024 - 4:00 pm
Aktori i njohur i Hollivudit me origjinë gjermane, Christian Oliver, vdiq së bashku me dy vajzat e tij të vogla në një aksident, kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në detin e Karaibeve, pak çaste pas ngritjes.
Oliver, i cili u shfaq në ekranin e madh së bashku me George Clooney në “The Good German” dhe në komedinë aksion “Speed Racer” të vitit 2008, ishte në bordin e një avioni privat.
Peshkatarë, zhytës dhe roja bregdetare shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën katër trupat e personave që ndodheshin në avion.
Oliver, 51 vjeç, vdiq së bashku me vajzat e tij Madita, 10, dhe Annik, 12, dhe pilotin Robert Sachs.
Oliver, i lindur si Christian Klepser, ka më shumë se 60 kredite filmike dhe televizive me emrin e tij, përfshirë një pjesë të vogël në “The Valkyrie” të Tom Cruise.
Rolet e hershme të karrierës përfshinin serialin televiziv “Saved by the Bell: The New Class” dhe filmin “The Baby-Sitters Club”.
Në Gjermani, Oliver luajti në filmin e njohur “Cobra 11” për dy sezone. / KultPlus.com