Vepra të piktorëve të Beratit, Fierit e Lushnjes ekspozohen në galerinë ‘Edward Lear’

6 Janar, 2024 - 7:28 pm

Fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve ka mbërritur edhe në Berat.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur se vepra të piktorëve të Beratit, Fierit e Lushnjes janë ekspozuar në galerinë “Edward Lear”, si pjesë e ciklit të ekspozitave shëtitëse nën titullin “Psikologjia shqiptare në artet pamore”.

Kjo ekspozitë që shërben për edukimin dhe njohjen e veprave të autorëve tanë do të qëndrojë e hapur deri në 21 janar 2024 në qytetin e një mbi një dritareve./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme