11 Janar, 2024 - 9:38 am
Kanë nisur xhirimet e filmit që sjell historinë e një djali të ri të quajtur HIM i cili duke qenë dëshmitar i korrupsionit të Mbretit dhe lakmisë së njerëzve, detyrohet të mbështetet në instinktet e tij Darwiniane, përcjell KultPlus.
Me skenarin dhe regjinë e Salma Al Dehaybi, producent Albinos Qerimi dhe bashkëproducent Petrit Ukëhajdaraj dhe drejtorin e fotografisë Fejmi Daut, ekipi i filmit po i realizon xhirimet në Makresh tek Kulla e Gjinajve.
GREED sjell një gamë të larmishme aktorësh: Tarek Yaacoub, Ilir Prapashtica, Shengyl Ismaili, Allmir Suhodolli, Kumrije Hoxha, Eli Gashi, Kushtrim Qerimi, Qendrim Kçiku, Naser Zymberi, Ali Demi, Unika Musa, Jon Ahmetaj, Rinor Ahmetaj, Blendon Ahmeti, Gjeni Basha dhe Artan Shukaju.
Xhirimet e filmit kanë filluar me datën 8 janar dhe do të përfundojnë me datën 12 janar, 2024. / KultPlus.com