22 Janar, 2024 - 8:53 pm
Dexter King, djali më i ri i aktivistit të ndjerë për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Luter King Junior, ka vdekur në moshën 62-vjeçare.
Kingu vdiq të hënën pasi humbi betejën me kancerin në prostatë, ka njoftuar King Center.
Fëmija i tretë i Doktor Kingut dhe Coretta Scott Kingut, ishte i martuar me Leah Ëeber Kingun që nga viti 2013, dhe nuk ka lënë pas ndonjë fëmijë.
Pikëllim të madh ka shprehur edhe vëllai i tij, Martin Luter Kingu i Tretë, duke thënë që është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e vëllait të tij.
“Shoku i papritur po më dërrmon. Është zor të gjesh fjalët e duhura në një moment si ky. Ju lutem mbajeni të gjithë familjen King në lutjet tuaja, dhe në veçanti gruan e Dexterit, Leahn”, ka thënë ai përmes një deklarate.