25 Janar, 2024 - 4:30 pm
Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor, raportojnë mediat kroate.
Siç raporton Istarski.hr, datat janë konfirmuar nga burimet por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Raportohet se Pula Arena këtë vit do të presë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës. Gjegjësisht, zyrtarisht është konfirmuar Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz, ndërsa nga burime ende jozyrtare bëhet e ditur se edhe Maneskin do të mbajë koncertin e tij në po këtë skenë.
“Nuk ka nevojë të flitet shumë për madhështinë e ardhjes së këngëtares në Kroaci”, shkruajnë mediat kroate për Duan.
Dua Lipa është autore e hiteve “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night” e publikuar së fundmi, e cili është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”. / KultPlus.com