30 Janar, 2024 - 11:35 pm
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, folën edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve Kosovë – BE.
Lajçak gjatë ditës në një konferencë për media ka bërë të ditur se me kreun e qeverisë kanë folur edhe për çështjen e dinarit.
“Me kryeministrin Albin Kurti patëm një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Lajçak.
Ndërsa, qeveria në njoftimin e saj tha se gjatë takimit Kurti-Lajçak u fol për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, njohjen reciproke dhe zgjedhjet në veri. /KultPlus.com