5 Shkurt, 2024 - 9:16 pm
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2024 do të filloj të shfaq produksionet e institucionit edhe për diasporën shqiptare, shkruan KultPlus.
TKK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se produksionet do të shfaqen në vendet ku jeton diaspora në bashkëpunim me shoqata e organizma të ndryshme të diasporës.
“E fillojmë me ftesën e Unionit të Shqiptareve ne Republiken e Kroacisë, ku me 14 shkurt 2024 në ora 19:00 në Zagreb do të shfaqim komedinë “Club Albania”, ka njoftuar TKK./KultPlus.com