Ambasada amerikane uron Kosovën: Të vazhdojmë të punojmë së bashku (VIDEO)

17 Shkurt, 2024 - 1:11 pm

Për dallim nga videoja e bërë për 16 vjetorin e Pavarësisë nga institucionet e shtetit, ku nuk shfaqej për asnjë sekondë ish-kryeministri e ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe e lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka bërë këtë gjë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale ku kjo Ambasadë ka uruar Kosovën për pavarësi, aty shihen Thaçi e ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Ambasada ka ndarë këtë video me përshkrime dhe me ngjarjet kryesore të Kosovës e Amerikës së bashku.

“Të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ishte mesazhi që dha kjo ambasadë, përcjell Klankosova.tv.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës. Përmes përpjekjes së saj afatgjatë për të mbështetur popullin e Kosovës, për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik, të efektshëm dhe sovran, që ushqen stabilitetin rajonal, kontribuon në sigurinë Euro-Atlantike, dhe rrit prosperitetin për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit. Të vazhdojmë të punojmë së bashku. Urime përvjetori i 16-të, Kosovë”, ka thënë Ambasada amerikane në këtë video. /Klankosova.tv/KultPlus.com

Të ngjajshme