3 Maj, 2018 - 11:00 am
Rreth tridhjetë persona kanë pësuar lëndime në një festival hebre, pas një shpërthimi të vogël kur u ndez zjarri.
Disa raporte sugjerojnë se telefonat celularë që ishin hedhur në zjarr kishin shpërthyer gjatë festimeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pajisjet u vendosën në flakë në Stamford Hill, në veri-lindje të Londrës, për Lag BaOmer ‘si një paralajmërim kundër të keqes së smartfonëve’.
Megjithatë, shpërthimi ndodhi vetëm pasi u ndez zjarri, duke sugjeruar që ajo ishte shkaktuar nga tymi nga karburant në zjarr, që besohet të jetë naftë.
Një shërbim i ambulancës vullnetare në bashkësinë hebraike, tha: “Ne ofruam një ekip reagimi në një incident të madh si rezultat i një shpërthimi zjarri ku u trajtuan pacientë të shumëfishtë”.
Gjithashtu është bërë e ditur se Shërbimi i Ambulancës në Londër shkoi në vendin e ngjarjes rreth orës 23 dhe trajtonte njerëz të shumtë për djegie, përcjell telegrafi. Dhjetë prej tyre u lënduan nga flakët ndërsa një tjetër 20 u plagosën derisa po tentonin të iknin nga aty./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=NjraXFzxfQU