22 Shkurt, 2024 - 11:00 am
Matanë perdes së të gjallve
nij nji za që heshtaz m’flet
i takon nji djali t’bukur
që po m’fton n’vorrin e vet
Si nji Kostandin përrallash
kaloj çdo mal e çdo kufij
mbi tehun e jetës dhe vdekjes
unë pres kambët drejt përqafimit të tij
Ai osht i ftoft si vetë dhjetori
po prap mundohem me e nxeh
me flakën e dashnisë që u ngjall
mrena nji zemre për nji tjetër që s’rreh
Fluturat i nxorra prej barkut,
i shndërrova në puls e i dhash jetë,
e nji nga nji po i nij tu ngordh
mrena gjoksit të tij të shkretë
Kur nuk mbet ma as dritë as zhurmë,
veç heshtja e mbush hendekun
e tu e kalu edhe unë perden pys
pse rash n’dashni me nji djalë t’vdekun.
Theofan
*“Love undercover” është një hapësirë e re e krijuar nga Rita Behadini për të ndarë punën artistike të anëtarëve të komunitetit LGBTQ+, të cilët në një botë më të drejtë do ta ndanin artin e tyre me emrin e vërtetë. / KultPlus.com