4 Mars, 2024 - 7:10 pm
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka çelur konkursin për Logon Kombëtare për 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi sot të gjithë të interesuarit të bashkohen në kremtimin e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, duke dhënë kontributin e tyre artistik.
Gonxhja theksoi se, për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentacionin tek Zyra e Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si edhe elektronikisht në adresën: [email protected].
Afati i fundit për aplikim ishte 22.03.2024/atsh/ KultPlus.com